Pedofili vdes nga Covid-19 në burgun e njohur si ‘vatër koronavirusi’

11/04/2020 20:34

Një pedofil është vrarë në burg nga koronavirusi teksa priste gjyqin për dy akuza abuzimesh me të mitur.

Leslie Pieroni, 51 vjeç, vdiq dje në burgun e Cook County në Chicago, SHBA pas ishte sëmurur disa ditë më herët. Pieroni ishte burgosur në djetor 2018 për abuzim me një djalë 13 vjeçar.

Ai vdiq nga komplikacionet prej koronavirusit, sipas raportit të zyres së sherifit. Pieroni ishte dënuar më parë me tetë vjet burg për sulm seksual ndaj dy fëmijëve në 2006. Pas lirimit në 2017 ai ishte në periudhën dy-vjeçare të lirisë me kusht kur sulmoi viktimën e radhës.
Ndërkohë burgu i Cook County në është mbiquajtur vatra më e madhe e koronvirusit në SHBA me 407 të infektuar, si nga të burgosurit dhe nga stafi.

Një tjetër i burgosur, 59 vjeçari Jeffrey Pendleton, vdiq nga sëmundja para Pieronit më 5 prill. Familja e tij tashmë ka hedhur në gjyq burgun, ndërsa të tjerë kërkojnë lirimin e të burgsurve për t’i mbrojtur nga sëmundja. Edhe të burgosurit kanë vendosur mbishkrime në dritaret e tyre ku luten që të lirohen.

Gjithashtu prducenti përdhunues Harvey Weinstein u prek nga Covid-19 në burgun famëkeq Rikers Island në New York dhe më vonë vdiq.

Top Channel