Shpërthen një bombë në Tepelenë, dy persona plagosen rëndë, pësojnë djegie në trup dhe dëmtime në sy
Kryeministri Edi Rama në këtë periudhë po komunikon me qytetarët me anë të komunikimit online në Facebook. Ndjekësit e kryeministrit kanë dërguar mijëra pyetje dhe reagimi ku disa prej tyre Rama u është përgjigjur.
Vihet re se nuk kanë munguar as debatet mes qytetarëve dhe kryeministrit Rama.
Një invalidi që thotë se nuk ka të hajë bukë Rama i thotë: Dritat i merr vetëm kush i paguan dhe edhe pa bukë dhe me fejsbuk nuk shkon.
Kurse një gruaje e cila është pa punë, burrin pa punë dhe thotë se fëmijët e tyre s’kanë bukë të hanë Rama i pyet se ”Po internetin çfarë e ushqeni?”.
Njëri prej qytetarëve i është ankuar kryeministrit për rritjen e çmimeve, ndërsa përgjigja e Edi Ramës ka qenë “nuk jemi në komunizëm vëlla, tregu i vendos çmimet jo qeveria dhe normal që më parë ishte më pak se nuk i lanin duart shumë njerëz“.
Ndërsa një tjetër qytetar, që punon elektricist dhe që thotë se është i pasiguruar e ka pyetur nëse mund të dalë për të punuar në këtë kohë. Kryeministri i përgjigjet duke i thënë se tani nuk mund ta dalë, ndërkohë që i kërkon që të sigurohet pasi informaliteti e ka faturën më të madhe.
Top Channel