“Idiotë, kam frikë të shkoj në punë për fajin tuaj”/ Infermierja e inatosur kritikon të rinjtë që thyen karantinën

11/04/2020 13:27

Tejmase e inatosur, një infermiere britanike i ka bërtitur një grupi djemsh, të cilët ishin ulur në një park dhe po argëtoheshin së bashku.

Ajo u kërkoi 6 të rinjëve të cilët po pinin birra, të ikin në shtëpitë e tyre. Fjalët e para që u drejtoi të rinjëve ishin:

“Burri im nuk po paguhet. Më duhet të punoj jashtë orarit gjatë gjithë kohës sepse kam dy fëmijë për të rritur”.

Një nga djemtë i thotë të mos u afrohet më shumë, por infermierja vazhdon t’i qortojë:

“Unë duhet të shkoj në punë çdo ditë me frikë sepse mund të rrezikoj familjen time, për shkak të njerëzve si puna juaj, jeni totalisht idiotë”.

Njëri nga adoleshentët i kërkon që ajo të ndalojë filmimin, ama infermierja nuk pranon.

“Jo! Nëse do të sillesh si budalla, atëherë unë do t’i tregoj botës sa budalla je ti. Idiotë, nuk ia kam idenë pse mendoni se jeni më të mirë se të tjerët”, i kthehet ajo.

Të zënë ngushtë, djemtë marrin biçikletat dhe fillojnë të largohen nga parku.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA