Deri vonë “shmangu” kufizimet, por ja sa persona janë prekur me CoVid-19 në Suedi

11/04/2020 18:58

Suedia, shteti që ka miratuar më pak kufizime sesa vendet e tjera europiane, ka tejkaluar shifrën prej 10 000 rastesh me koronavirus, sipas të dhënave zyrtare.

Sipas autoriteteve suedeze të kujdesit shëndetësor, gjithsej janë regjistruar 887 viktima nga COVID-19.

Shifrat e Suedisë janë më të lartat në Skandinavi, por vendi ka popullsi më të madhe se fqinjët.

Qeveria suedeze i ka mbajtur të hapura restorantet, kafenetë, shkollat dhe kopshtet. Gjithashtu lejohen grumbullimet deri në 50 persona.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA