Teksa jetët e miliona njerëzve nëpër botë po ndryshojnë për shkak të pandemisë, revistat e famshme po hasin dilema të ndryshme se çfarë të publikojnë, mungesën e materialeve dhe ndërprejen e eventeve madje disa po falimentojnë.
“Vogue Italia” për kopertinën e muajit prill vendosi të vijë krejtësisht ndryshe duke i suprizuar të gjithë. Nëse prisnit të shihnit ndonjë personazh të famshëm me maskë edhe doreza, ajo që do të shihni në të vërtetë është një kopertinë boshe.
Kryeredaktori i revistës Emanuele Farneti shpjegoi me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të revistës në Instagram, se për herë të parë kopertina e saj do të jetë një faqe e bardhë.
“Jo se nuk kishim se çfarë të publikonim, përkundrazi i lamë mënjanë projektet tona dhe vendosëm të vinin me një kopertinë të bardhë në respekt të të gjithë jetëve të humbura nga Covid-19 si dhe për bluzat e bardha që po rrezikojnë veten çdo ditë në këtë luftë. E bardha nuk është simbol zie dhe as dështimi, përkudrazi ajo përfaqëson shpresë, dritë, rilindje, përfaqëson hapësirën e kohës e të menduarit dhe heshtjen” -shkroi Farneti ndër të tjera.
Ky numër kaq i veçantë i “Vogue Italia” del në treg nga dita e sotme.
Top Channel