Koronavirusi arrin deri në fisin e largët të Amazonës, rrezikon të shuhet i gjithi

10/04/2020 17:57

Një fis i largët i Amazonës ka regjistruar rastin e parë të koronavirusit pasi një pjesëtar 15 vjecar I tij, u sëmur rëndë me Covid 19.  I riu, i cili i përket komunitetit Yanomami përgjatë kufirit të Brazilit me Venezuelën, ndodhet aktualisht në repartin e terapisë intensive. Ai u shtrua në 3 prill në Spitalin e Përgjithshëm të Roraima, me gulcime të forta, dhimbje gjoksi, dhimbje të fytit dhe ethe. Adoleshenti fillimisht rezultoi negativ ndaj virusit, por një test i dytë komnfirmoi frikën e mjekëve.

Fisi Yanomami besohet të jetë popullata indigjene më e madhe e Brazilit dhe shtrihet në mbi 200 fshatra. Ata janë një komunitet i largët, por mësohet se djali ishte kthyer në rezervatin e ndodhur në brigjet e lumit Mucajaí pas mbylljes së shkollave, si mase për frenimin e epidemisë në Brazil. Shtatë pjesëtarë fisesh janë prekur nga virusi vdekjeprurës në mbarë Amazonën. Infektimi i tyre ka shtuar frikën e ekspertëve mjekësorë të Brazilit se komunitetet autoktonë të vendit po përballen me një krizë të paprecedent.

Pleqtë atje janë më të rrezikuarit dhe sic thuhet, vdekja e tyre do t`i privonte fiset nga “ mencuria e të mocmëve dhe hierarkia e vlerave”, cka mund të shkaktojë kaos në strukturat e tyre. Dr Sofia Mendonca, e Universitetit të Sao Paolos, i tha BBC-së se “ ekziston një rrezik i madh që virusi të përhapet gjerësisht mes këtyre komuniteteve e t`i shuajë një pjesë të tyre”. Epidemi të mëhershme si ajo e fruthit në vitet 1960 vrau 9% të fisit Yanomami dhe shkaktoi kaos mes të gjithë popullatës indigjene të Brazilit, e cila nuk ka imunitet ndaj këtyre sëmundjeve dhe as pajisje të duhura mjekësore për t`i bërë ballë.

FOTO GALERI
7/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA