Infektohen 150 anëtarë të familjes mbretërore saudite, pacientët e koronavirusit ‘spastrohen’ nga spitalet për t’i lënë vend elitës

09/04/2020 15:27

Të paktën 150 anëtarë të familjes mbretërore të Arabisë Saudite janë infektuar me koronavirus raportonin sot mediat rajonale.

Për këtë arsye spitali i Mbretit Faisal po përgatit rreth 500 shtretër për fluksin e mbretërorëve, duke zhvendosur në klinika të tjera ata që janë të shtruar aktualisht.

Ndërkohë numri i vdekjeve nga koronavirusi në mbretërinë e shkretëtirës me 33 milionë banorë, arriti sot në 41 nga rreth 3000 të infektuar.

Spitali kishte shpërndarë dje një mesazh “alarmi” ku thuhej: “Janë gati udhëzimet për pranimin e V.I.P.’ave nga i gjithë vendi”.
Burime e mediave thanë se në mesazh spitali tha se “nuk e dimë ende sa raste do të ketë por duhet të jemi në alarm maksimal” si dhe udhëzonte që “të gjithë pacientët kronikë të zhvendosen nga spitali sa më shpejt për të pranuar rastet urgjente”.

Princi saudit Faisal bin Bandar bin Abdulaziz Al Saud – guvernator i kryeqyteti Riadh është në kujdes intensiv pas infektimit me virus.
Mbreti Salman dhe princi i kurorës Mohammed bin Salman janë vetë-izoluar për të evituar përhapjen e epidemisë, raporton Al Jazeera.

Familja mbretërore Saudite përbëhet nga mijëra princë të cilët udhëtojnë regullisht në Evropë, nga ku besohet se e kanë sjellë virusin në atdhe, sipas doktorëve.

Në vend gjenden dy tempujt më të shenjtë muslimanë Meça e Medina, të cilat kanë ndaluar pelegrinazhin e sivjetshëm të Umrah prej epidemisë COVID-19.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA