757 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Spanjë si pasojë e virusit vdekjeprurës (Covid-19), shifra këto të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, ku shënohen 14 viktima më tepër se një ditë më parë ku numri i vdekjeve ishte 743.

Me shifrat e publikuara në 24 orët e fundit numri total i viktimave arrin në 14.555.

Mbi 4.740 raste të reja pozitive me koronavirus, të konfirmuar ditë e sotme duke e çuar totalin e përgjithshëm në 146.690 të infektuar.

Lajm i mirë është se 48.021 persona janë shëruar dhe dërguar në shtëpi në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa në anën tjetër mbi 7.000 ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA