Frikë për shpërthimin e rezervuarit me kimikate të rrezikshme në Kaliforninë Jugore, lëshohet urdhër evakuimi për mijëra banorë 24/05 22:39
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan këtë mëngjes se po përballen me sulme nga Irani, që përfshijnë dronë dhe raketa, në ditën e 27-të të luftës në Lindjen e Mesme.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se njësitë e mbrojtjes ajrore janë në gatishmëri dhe po ndërmarrin veprime për të neutralizuar këto kërcënime në kohë reale.
“Mbrojtja ajrore aktualisht po përballet me kërcënime me raketa dhe dronë nga Irani”, thuhet në deklaratën e publikuar përmes platformës X.
Autoritetet theksuan se situata po monitorohet nga afër, ndërsa sistemet mbrojtëse janë aktive për të parandaluar goditjet dhe për të kufizuar rrezikun ndaj sigurisë së vendit.
Top Channel