Tregjet e pakicës së fruta perimeve në Lushnje prej fillimit të kësaj jave po monitorohen nga ushtria dhe policia.
Ata duhet të sensibilizojnë blerësit të ruajnë distancën nga shitësit. Pikë referimi është kjo shenjë e verdhë (që do të shihni në pamje), e cila në shumicën e rasteve nuk respektohet nga klientët, për shkak të mënyrës së blerjes së prodhimeve me zgjedhje.
Disa nga blerësit e kanë marrë masat duke përdorur qese dhe maska dhe duke ruajtur distancën, por ka dhe nga ata të cilët kanë zgjedhur të mos e bëjnë këtë gjë!
Edhe tregtarët ndihen më të mbrojtur nga vendosja e shenjave dalluese për largësinë nga klienti.
Ajo që binte në sy ishte numri i pakët i njerëzve ndryshe nga çdo ditë tjetër me më shumë policë e blerës.
Tregtarët shprehen se janë në vështirësi për shkak të reduktimit të blerësve. Kufizimi i daljeve në orare të përcaktuara ka sjellë uljen e fuqisë blerëse.
Top Channel