Dhjetëra kolumbianë thyen karantinën dhe u mblodhën para një peme për t’u lutur, pasi një figurë e Krishtit u shfaq në degët e saj. Skena e çuditshme u paraqit në qytetin Magangué, në veri të vendit, vetëm katër ditë pasi Kolumbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ,si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Mediat lokale shkruajnë, se vendasit u mblodhën para pemës me qirinj në duar, për tu lutur.
“Populli vrapoi me qirinj dhe e ktheu atë vend në një pikë pelegrinazhi, gjë e cila i shqetësoi shumë banorët e zonës, pasi besimtarët mbërritën masivisht”, u shpreh aktivistja Ayesha Chundrigar.
Ajo shtoi se njerëzit nuk mbanin maska mbrojtëse apo doreza si edhe nuk respektonin dinstancimin social.
Megjithatë, lutjet e besimtarëve përfunduan me ardhjen e policisë, e cila u angazhua për të shpërndarë turmën.
Top Channel