Italia mbyll portet për anijet me emigrantë prej krizës së koronavirusit

08/04/2020 16:23

Qeveria e Italisë tha sot se për arsye të epidemisë së koronavirusit të ri portet e saj nuk mund të konsiderohen të sigurta prandaj nuk do të lejojë në to anije me emigrantë deri në fund të gjendjes së emergjencës.

‘‘Për të gjithë kohëzgjatjen e emergjencës kombëtare shëndetësore të shkaktuar nga epidemia e COVID-19, portet italiane nuk garantojnë kushtet për t’u klasifikuar apo përcaktuar si të sigurta,’’ tha qeveria pas lëshimit të dekretit, ne kohen ku anija gjermane e bamirësisë Sea-Eye ishte afruar në portet e saj me rreth 150 emigrantë të shpëtuar nga ujërat libiane.

Qeveria itaiane tha më tej se ‘‘personave të shpëtuar duhet t’u garantohet mungesa e kërcënimeve për jetën e tyre dhe në këtë kohë qeveria nuk mund të japë garanci të tilla”.

Urdhri është nënshkruat nga ministritë italiane e brendshme, e jashtme, e transportit dhe e shëndetësisë. Gjendja aktuale e emergjencës në Itali përfundon më 31 prill.

FOTO GALERI
1/3
Qeveria italiane tha më tej se ‘‘personave të shpëtuar duhet t’u garantohet mungesa e kërcënimeve për jetën e tyre dhe në këtë kohë qeveria nuk mund të japë garanci të tilla”.

Top Channel