Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, sipas raportit ditor, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 49 raste të konfirmuar me Covid-19.

40 raste janë në gjendje stabile, 7 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.Në mjekimin intensiv të klinikës, në gjendje të rënduar janë tre pacientë, prej të cilëve dy raste janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, dje është konfirmuar pozitiv për Covid -19 edhe një infermiere, duke çuar në 5 numrin e të infektuarve.5 infermieret e infektuara me Covid-19, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy prej tyre janë në vetëizolim dhe tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, prej të cilave, njëra ka rezultuar negativ në dy mostrat e fundit dhe lirohet në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA