Plazhistët nudo janë paralajmëruar sot nga policia çeke se për sa kohë të zgjasë pandemia e koronavirusit duhet të mbajnë maska në vendet publike, sipas ligjeve tashmë në fuqi.

Rreth 100 vetë, përfshi këtu dhe një numër të konsiderueshëm nudistësh, kishin dalë në qytetin turistik çek Lázně Bohdaneč për të shijuar kohën e mirë në fundjavë.

Por qeveria insiston që maskat e fytyrës të mbahen gjatë gjithë kohës në publik, prandaj shpejt policia zbriti në terren.
“Për fat të keq qytetarët që bënin banjë ishin mbledhur në numra të mëdhenj dhe disa prej tyre nuk mbanin maskë,” tha zëdhënsja e policisë Markéta Janovská për mediat lokale.

“Qytetarët mudn të rrinë pa rroba në vendet e caktuara për këtë qëllim, por duhet të ketë gojën e hundën të mbuluar, si dhe të respektojnë numrat në të cilët mund të shkojnë në natyrë”, shtoi ajo.

Oficerët thanë se kontrolluan rreth 150 njerëz që po shijonin bregun e liqenit dhe rreth gjysma e tyre nuk kihste masat e duhura mbrojtëse ndaj epidemisë.
Megjithse banjo e diellit nudo lejohet në këto vende, ndalohet grumbullimi i më shumë se dy njerëzve dhe mospërdorimi i maskës.
Të paralajmëruarit më vonë vendosën maskat në fytyrë dhe nuk u gjobitën.
Çekia e Slovakia janë mes vendeve të para që kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave të fytyrës në publik, sipas shembullit të Koresë së Jugut.
Çekia ka deri tani 4,828 raste koronavirusi, 127 të shëriar e 80 vdekje.

FOTO GALERI
3/3
Çekia e Slovakia janë mes vendeve të para që kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave të fytyrës në publik, sipas shembullit të Koresë së Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA