Nëna e pesë fëmijëve lë pas katërnjakët e mrekullisë, pas vdekjes nga koronavirusi

07/04/2020 20:44

Një nënë e pesë fëmjëve në Britani ka vdekur pas betejës me koronavirusin duke lënë pas edhe katërnjakët 13-vjeçarë që ishin njohur si mrekulli në kohën e lindjes.

Shabnum Sadiq, punonte në minibashkinë e Slough pranë Londrës, por kishte udhëtuar në Pakistan për një martesë në mars, ku dhe kishte marrë virusin me të cilin luftoi dhe humbi pas 24 ditësh.

39-vjecarja u prek nga simptomat pesë ditë pas udhëtimit dhe luftonte për të marrë frymë në aparatin ventilues për 24 ditë para vdekjes.

Më 26 qershor 2006, Shabnum kishte lindur katërnjakët e saj me prerje çezariane, duke mundur shanset e llogaritura në 1 me 729,000 që kjo të ndodhte në mënyrë natyrale.

FOTO GALERI
2/3
Shabnum kishte mundur shanset e llogaritura në 1 me 729,000 që kjo të ndodhte në mënyrë natyrale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA