Është e tmerrshme sesi shifrat e viktimave vijojnë të ngrihen nga virusi vdekjeprurës që ka prekur thuajse çdo cep të botës.
Një tjetër ditë tragjike është edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila numëron 711 viktima në 24 orët e fundit.
Bilanci vijon të rritet, me 711 viktimat që shënohen ditën e sotme kanë çuar totalin e përgjithshëm të vdekjeve në 10.327 persona.
Sipas shifrave të publikuara numërohen 13.340 raste të reja në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara, një shifër kjo tepër e lartë duke e çuar totalin e përgjithshëm të të prekurve me koronavirus në mbi 350 mijë.
19.245 janë qytetarë të cilët janë rikthyer në shtëpi të shëruar por lajmi i keq është se 8.830 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Top Channel