Laborator koronavirusi/ Fshati italian bllokohet nga ushtria me çdo banor në karantinë

06/04/2020 19:00

Një fshat i tërë në Itali është vendosur sot në karantinë nga koronavirusi teksa mediat quanin residentët e tij pjesë e një “laboratori njerëzor”.

Fshati në kodër Nerola, sapo del nga Roma, ka një popullatë prej 1,900 njerëzish dhe është shpallur ‘zonë e kuqe’ pasi 77 raste koronavirusi janë zbuluar aty.

Ushtria ka bllokuar fshatin nga pjesa tjetër e vendit dhe studiuesit po testojnë banorët për të mësuar më shumë.
Rezidentët nuk lejohen të dalin nga shtëpitë as për ushqime teksa cdo gjë u çohet te dera.

Kryebashkiakia Sabrina Granieri tha për mediat: “Jemi të çuditur. Njerëzit më marrim në telefon e më pyesin nëse jemi sëmurë. Unë i them ‘jo, s’ka problem. Duhet ta bëjmë thjesht për siguri’.”

Epidemia aty nisi në një shtëpi të moshuarish dhe u përhap pa u kuptuar nga doktorët.

Dy njerëz kanë vdekur deri tani dhe pjesa tjetër është shtruar në spital.

Doktoresha që punon aty prej vitit 1994, tha se pacientët fillimisht nuk kishin shenja të koronavirusit por situata u përkeqësua të dielën.

Kur pyetet nëse qyteza e saj po përdoret si një laborator koronavirusi, Granieri thotë: “Ne të gjithë do të bëjmë testin. Sakrifica jonë do të përdoret më pas nga komuniteti shkencor. Kërkuesit duan të dinë se si u përhap virusi në komunitetin tonë dhe sa po shfaqin simptoma. Ne jemi këtu të gjallë, dhe duam të mbetemi të tillë. Numri i pacientëve këtu është shumë i lartë në krahasim me popullatën prandaj nuk mund të rrezionim përhapjen e virusit”.

FOTO GALERI
5/6
Fashti është shpallur ‘zonë e kuqe’ pasi 77 raste koronavirusi janë zbuluar aty.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA