Gjendja e tij u rënduar nga koronavirusi, reagon nga spitali kryeministri i Anglisë

06/04/2020 16:51

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka reaguar nga spitali rreth gjendjes së tij, pasi ditën e djeshme u dërgua për një mjekim dhe për analiza të mëtejshme kundër koronavirusi.

Sipas asaj që shkruan Johnson në Twitter gjendja e tij është stabilizuar ndërsa në spital ka shkuar me rekomandim të mjekëve për të kryer analiza të mëtejshme.

Statusi i Jonson në Twitter:

“Unë dua të falenderojë gjithë stafin e shkëlqyer që po kujdeset për mua dhe të tjerët në këtë kohë të vështirë. Ju jeni më të mirët e Britanisë. Ju lutem qëndroni në shtëpi për të shpëtuar jetë.

Mbrëmë, me këshillën e mjekut tim, unë shkova në spital për disa teste rutinë pasi ende jam duke provuar simptoma të koronavirusit. Jam në gjendje të mirë shpirtërore dhe mbaj kontakte me ekipin tim në qeveri, pasi ne punojmë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”.

Kujtojmë se më parë kryeministri Johnson i qëndronte teorisë së britanikët nuk duhet ti nënshtroheshin asnjë mase kufizuese në mënyrë që rreth 60% e popullsisë të infektohej dhe të fitonte imunitet nga koronavirusi pavarësisht se do të kishte edhe shumë vdekje.

Top Channel