Fundi i bllokadës; Vendet përgatisin zbutjen e kufizimeve të koronavirusit

06/04/2020 22:04

Fundi i masave shtrënguese të epidemisë duket se po afron teksa liderët e Evropës kanë nisur të mendojnë zbutjen e masave me uljen e numrit të vdekjeve nga Covid-19.

Spanja, Italia e Danimarka po shikojnë për uljen e kufizimeve ndërsa Austria është vendi i parë që ka njoftuar shtimin e dyqaneve të hapura prej javës që vjen.

Çekia gjithashtu ka nisur lejimin e disa aktiviteteve specifike dhe hapjen e disa dyqaneve.

Austria ka thënë se prej javës tjetër do të lejojë hapjen e dyqaneve të vogla por vetëm me mbajtjen e maskave.
Ndërsa qendrat tregtare, restorantet, hotelet, dhe floktret do të hapen më 1 maj.

Danimarka ka thënë se do të bëjë të njëjtën gjë pas Pashkëve, teksa kryeministrja Mette Frederikson theksoi se në rast të rritjes së rasteve masat do të vendosen përsëri.

Ministrja e jashtme spanjolle Arancha Gonzalez, tha: “Ne po përgatitemi për uljen e masës së urgjencës, për të cilën është e rëndësishme te dime se kush është i infektuar”.

Italia ka përmendur zbutjen e masave teksa numri i vdekjeve ka arritur në më të ulëtën e dy javëve. Vendi ka pësuar më shumë vdekje se kudo në botë nga koroanvirusi, me 15,887 viktima dhe 129,000 raste.

Silvio Brusaferro, kryedoktori i Italisë, tha: “Kurba ka arritur nivelin majë dhe tashmë po nis zbritja, nëse kjo konfirmohet duhet të mendojmë për fazën e dytë që është mbajtja nën kontroll e sëmundjes”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA