26/11 10:13
ITALI- Numri i viktimave të shkaktuar nga Koronavirusi në Itali vijon të mbetët i lartë. Sipas të dhënave të fundit, në Itali kanë humbur jetën 636 persona të infektuar nga CoVid-19 vetëm në 24 orët e fundit. Tashmë numri i të vdekurve nga virusi ka shkuar në 16523.
Ditën e djeshme Italia raportoi një përmirësim të viktimave nga koronavirusi, ku 525 persona kishin humbur jetën brenda 24 orëve, por sot bilanci është përkeqësuar.
Ndërkohë numri i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në të paktën 132.547. Në të gjithë vendin janë 28.976 pacientë të shtruar në spital me simptoma ndërsa 60,313 janë në izolim shtëpie.
Top Channel