FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Një skandal ka shpërthyer në Angli në mes të pandemisë coronavirus me protagonist Kyle Walker. Futbollisti i Manchester City theu rregullin e karantinimit për t’u argëtuar në një festë seksuale me një mikun e tij dhe në shoqërinë e dy prostitutave, lajm që u publikua nga e tabloidi britanik ‘The Sun’.
Por ai që shkaktoi më shumë zemërim te tifozët ishte fakti që një ditë më pas, Walker nëpërmjet një video në rrjetet sociale u dërgoi një mesazh atyre për të qëndruar në shtëpi për të evituar përhapjen e Covid-19
Njëra prej të ftuarave në këtë festë të veçante tha se Walker e ftoi për kryerjen e marrëdhënieve intime për 3 orë, por kjo nuk është hera e parë që futbollisti i Citizens shkakton indinjatë në radhët e tifozëve për sjelljen e tij gjatë kësaj periudhe izolimi. Në fund të muajit mars, Walker së bashku me kolegë të tij si Dele Alli, Riyad Mahres, James Maddison, Ben Chilwell u panë në disa pube të Londrës, ndërkohë që Coronavirus po avanacon me ritme shumë të shpejta në Britaninë e Madhe
Top Channel