Produktet hidhen nëpër kanale/ Fermerët në urën vajgurore: Po falimentojmë!

03/04/2020 12:19

Tonelata me prodhime bujqësore po hidhen buzë kanaleve ose rezervuarve dhe lumenjve këto ditë në fshatrat e urës vajgurore.

Fermeri Flamur Çela thotë se ka mbjellë 5 hektarë tranguj por nuk kanë ku ta shesin.

“Siç e shikoni këtu janë me tonelata të tëra kjo sepse ne nuk gjejmë treg. Prodhimi është në fazën e pjekjes dora e parë e hodhëm tani pjesa tjetër pret të mblidhet ku do ta tregtojmë. Kemi humbje gjithçka që kishim llogaritur për të marrë pas shitjes prodhimit tani po shkon dëm jemi të falimentuar”.

Një tjetër fermer Fatmir shprehet se ne jemi në fazën e pjekjes së domates se vogël po nëse situata vazhdo njësoj nuk do të ketë treg as për këtë produkt.

Zona e Samaticës si dhe Drenovicës në bashkinë e Urës Vajgurore është një nga zonat më prodhimtare e cila ka eksportin më të madh në treg ndërsa ditët e sotme është drejt falimentimit të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA