Itali, autoritetet: Izolimi mund të zgjatet deri më 16 maj

03/04/2020 10:52

Sot kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Angelo Borrelli përsëriti nevojën për të mos braktisur masat e kontrollit dhe izolimit si dhe parashikoi se këto masa mund të zgjaten deri më 16 maj.

Borrelli tha se “ deri në 16 maj, mund të kemi të dhëna të mëtejshme pozitive që na këshillojnë të rifillojmë aktivitetet dhe të fillojmë fazën 2 “.

“Situata aktuale – tha Borrelli – na lejon të marrim frymë, veçanërisht për sa i përket ambienteve spitalore dhe kujdesit intensiv që po lehtësohet nga presioni”.

Dje kryeministri italian Giuseppe Conte u shpreh se “Nëse spekulojmë tani mbi kufizimet, përpjekjet do të ishin të kota. Ai tha gjithashtu se faza e dytë e emergjencës shëndetësore do të jetë ajo e daljes në mënyrë graduale nga masat shtrënguese dhe e bashkëjeteses me Covid-19, për të kaluar më pas në frazën 3 që është dalja përfundimisht nga situata e rëndë dhe rindërtimi i vendit nga pikpamja ekonomiko financiare.

Top Channel