Mes te prekurve me koronavirus ne Kamenice të Kosovës, është edhe një foshnje vetëm 5 muajshe.

Foshnja po qëndron në shtëpi dhe ka dalë pozitive në mesin e 11 personave të testuar të mërkurën nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

‘’Në listën e personave të prekur me COVID-19, që kemi pranuar dje në klinikë, në mesin e 11 personave ka qenë edhe një foshnje pesë muajshe’’, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë se gjendja shëndetësore e pacientëve është e mirë, dhe se vetëm njëri prej tyre ndodhet i shtruar në Klinikën infektive.

Deri më tani në Kosovë është raportuar për 125 persona të prekur dhe dy të vdekur me koronavirus.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA