“Do prodhojmë 3 milionë doza në javë”/ Kompania e cigareve pretendon se ka gjetur vaksinën, kërkon mbështetje nga qeveria britanike

02/04/2020 10:40

Prodhuesi i cigareve Benson & Hedges dhe Lucky Strike pretendon se ka krijuar një vaksinë kundër Covid-19, të bërë nga bimët e duhanit.

Kompania pretendon se mund të prodhojë deri në tre milionë doza në javë duke filluar nga qershori, nëse merr mbështetje nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Vaksina e paprovuar aktualisht po testohet te kafshët, ndonëse gjiganti britaniko-amerikan i cigareve bën thirrje për përshpejtim të procedurave, përndryshe i gjithë procesi mund të zgjasë një vit dhe ndërhyrja në qershor do të jetë e pamundur.

Firma me qendër në Londër shtoi se do t’ia shesë testet qeverisë pa bërë asnjë fitim.

Firmat e duhanit aktualisht janë të ndaluar të bëjnë marrëveshje me qeveritë sipas rregullave të Organizatës Botërore të Shëndetit, por kompania në fjalë tha se ka kontaktuar me Administratën e Ushqimit dhe Barnave në SHBA dhe Departamentin e Shëndetit dhe Kujdesit Social për vaksinën e saj.

Vaksina po krijohet nga firma ndihmëse e kompanisë, saktësisht Kentucky BioProcessing (KBP) në SH.B.A., duke përdorur teknologjinë e bimëve të duhanit.
KBP ka përvojë të mëparshme për të luftuar shpërthimet. Ajo ndihmoi në zhvillimin e një ilaçi efektiv për Ebola-n në 2014-n, i quajtur ZMapp.

Studiuesit e KBP-së kanë arritur të klonojnë një pjesë të sekuencës gjenetike të koronavirusit dhe kanë zhvilluar një antigjen të mundshëm, që mund ta mashtrojë trupin në prodhimin e përgjigjes imune që do të duhej për të luftuar virusin realisht.

Kjo do të thotë se trupi do të dijë se si ta trajtojë virusin nëse preket në të ardhmen, pra mund të shpëtojë prej tij para se të shfaqë simptoma.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA