Napoli, banorët varin shporta me ushqim për të varfrit gjatë krizës së koronavirusit

01/04/2020 15:25

Rezidentët në Napoli kanë nisur të varin shporta me ushqim nga ballkonet e tyre për njerëzit më të pafat, gjatë bllokadës së koronavirusit.

Në një prej tabelave në to shkruhej: “Ai që mundet të vendosë ushqim, ai që nuk mundet të marrë.”

Lënia e shportave të ushqimit jashtë dyerve e dritareve të shtëpisë, e njohur në vend si ‘o’panar’, është një traditë e vjetër e qytetit bregdetar italian dhe përdorej nga rezidentët si për të dhënë ashtu, dhe për të marrë ushqim kur janë në nevojë.

Dërgesa e ushqimit më parë vendoseshin në shportë nga kalimtarët para se të tërhiqeshin lart nga rezidentët. Por në këtë rast shportat janë lënë jashtë që ata që nuk kanë mundësi të marrin prej saj.

Zhvillimi vjen teksa Italia mbajti sot një minutë zi për viktimat e koronavirusit vrasës dhe familjet e tyre.
Vatikani gjithashtu kishte ulur flamurët në gjysmë shtizë për të nderuar të vdekur në vendin e goditur më rëndë me më shumë se 11,500 vdekje.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA