Të qëndrosh në shtëpi gjatë këtyre ditëve, për shumë njerëz është e bezdisshme, monotone dhe e mërzitshme por sa e vështirë është për ata persona të cilët janë të vetëm, nuk kanë një banese të mirëfillte, nuk kanë ushqime dhe as të ardhura?

83 vjeçares Katerina Guraleci nga fshati Grudë në Shkodër, fati i ka rezervuar shume mundime, pasi është e vetme jeton në një kasolle, ka probleme të renda shëndetësore dhe vitet e fundit ka humbur edhe shikimin.

Për të kujdeset vetëm motra 80 vjeçare por edhe ajo së fundmi e ka te pamundur për shkak se Katerina ka nevoje për trajtim mjekësor të vazhdueshëm.

Apeli shkon për bashkinë e Shkodrës, drejtorinë e shërbimit social në Shkodër dhe të gjitha institucionet e tjera qe ta ndihmojnë Katerinën ne këto dite te vështira. Me pak pune dhe vullnet për te bere mire, duhet ti zbusim vuajtjet dhe vetminë 84 vjeçares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA