Bota shkencore po studion në mënyrë intensive për të zhvilluar metoda mbrojtëse dhe terapeutike kundër koronavirusit të ri. Shkencëtarët turq kanë filluar gjithashtu studime kërkimore për këtë virus, i cili ka prekur seriozisht vendin tonë. Grupi i Kujdesit Shëndetësor Acıbadem me kontributin e Universitetit Acıbadem ka filluar pa vonesë studime të reja në lidhje me Covid-19 dhe i ka ndarë ato me Ministrinë e Shëndetësisë, TUBİTAK-un dhe TUSEB-in.

E gjithë bota po lufton kundër koronavirusit. Nuk ka ende një vaksinë dhe metodë efektive në trajtimin kundër koronavirusit të ri, i cili është bërë tema kryesore e aktualitetit në të gjithë botën, për shkak të përhapjes së tij të shpejtë dhe rrezikshmërisë për jetën tek pacientët që infektohen. Rrjedhimisht bota e shkencës është përqendruar në zhvillimin e metodave të reja mbrojtëse dhe terapeutike kundër këtij virusi. Prandaj, studime të reja po zhvillohen me shpejtësi, si për vaksinat ashtu edhe për metodat e trajtimit, për të shpëtuar mijëra jetë. Grupi i Kujdesit Shëndetësor Acıbadembashkëpunon me Universitetin Acıbadem kundër koronavirusit të ri që ka prekur gjithashtu edhe vendin tonë. Ai ka filluar studime të reja në lidhje me Covid-19 dhe i ka ndarë ato me Ministrinë e Shëndetësisë, TUBİTAK-un dhe TUSEB-in.
Deklarohet se bashkëpunimi dhe mbështetja e ofruar nga të gjithë institucionet e kujdesit shëndetësor dhe shkencor në vendin tonë janë shumë të rëndësishme për studimet që do të kryhen në këtë fushë dhe theksohet se infrastruktura bioteknologjike, forca e kualifikuar e punës dhe profesionistë shumë të aftë të kujdesit shëndetësor janë në dispozicion për të bërë studime të tilla.

Studimet po kryhen në 6 fusha të ndryshme
Projektet kërkimore të filluara pranë Grupit të Kujdesit Shëndetësor Acıbadem përfshijnë zhvillimin e vaksinës, e cila është metoda kryesore mbrojtëse, si dhe zhvillimin e metodave terapeutike. Në kuadër të hulumtimeve, kanë filluar punimet për zhvillimin e vaksinës që mund të krijojë imunitet ndaj virusit te personat e shëndetshëm para se ata të infektohen.
Gamma Globulina specifike për virusin, bllokuesit einterleukin-6, limfocitet T specifike për virusin, qelizat e imunitetit specifike ndaj virusit dhe trajtimi me anë të qelizave staminalemesenkimale në rastet e dëmtimit të rëndë të mushkërive janë ndër hulumtimet për metodat terapeutike. Qëllimi është që studimet të përfundojnë në një kohë të shkurtër dhe rezultatet të përdoren në trajtimin e Covid-19.
www.acibadem.al
https://www.facebook.com/SpitaliAcibademAlbania/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA