Gjeni apo sharlatan?! Mjeku francez shëron Koronavirusin

31/03/2020 20:32

Në Marsejë, përpara institutit spitalor universitar mesdhetar, kishte një radhë prej disa qindra personash. Në këtë spital, punon Didier Raoult, virologu francez 68 vjeçar, i lëvduar edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se klorokina e mund koronavirusin pasi rezultatet e kurave të tij tregojnë se treçereku i pacientëve të trajtuar me plakenilin, një nga emrat komercialë të klorokinës, e përdorur më herët kundër malaries, nuk kishin më CoVid 19, çka tregon se ai mund ta shërojë sëmundjen.

“Në botën time, jam një yll botëror, nuk jam aspak kundër rrymës”, ka thënë Raoult në një intervistë për mediat franceze, me tone megallomanie, para se të shtonte: merrem me shkencë dhe nuk bëj politikë. Nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët. Unë jam një hap para të gjithëve”. I lindur në Dakar, në Senegal, në 1952, është transferuar në Marsejë në moshën 11 vjeçare.

Është bërë i njohur pasi identifikoi Mimivirus, një virus që shkakton disa forma polmonie dhe ka bërë emër si specialist botëror i rickettsie, baktereve ndërqelizore në origjinë të tifos. Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka zgjedhur një nga 11 pjesëtarët e këshillit shkencor CoVid 19 dhe Olivier Veran, ministër i Shëndetësisë, thotë se flet me të çdo ditë në telefon.

Por, ndërsa Raoult thotë se klorokina mund të shërojë koronavirusin, të tjerë ekspertë shfaqen skeptikë. Raoult, tha javën e kaluar se kishin bërë një studim mbi 36 pacientë me CoVid 19 dhe kishin zbuluar se hidroklorokina kishte reduktuar në mënyrë drastike ngarkesën virale në një grup që kish marrë ilaçin.

Veçanërisht pasi ai ishte përdorur bashkë me azitromicinën, një antibiotik i zakonshëm që përdoret për infektimet bakteriale sekondare. Ilaçi është përdorur edhe në kinë tek 134 pacientë në shkurt dhe ajo reduktoi ashpërsinë e sëmundjes. Por, asnjë kërkim nuk është konfirmuar ende dhe as nuk është botuar në buletinet shkencore. Dhe zyrtarët në Francë paralajmërojnë për raste të toksicitetit kardiak të raportuara tek disa pacientë me simptoma që janë vetë-mjekuar me klorokinën apo plakenilin.  Ky i fundit është një formë sintetike i kininës, që është përdorur prej dekadash për të trajtuar malarjen. Ai përdoret edhe si anti inflamator për të trajtuar gjendje si artrit reumatizmal dhe lupus. Sidoqoftë, ekspertët kërkojnë kujdes deri sa testime të besueshme të vlerësojnë efektivitetin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA