Shpatulla është një nga nyjet që preket nga artriti. Me të prekur nga kjo sëmundje, pjesa që vesh fundin e kockave ku ndodh fërkimi, fillon dhe të degradohet si pasojë e inflamacionit, dëmtimit apo konsumimit me moshën.

Llojet e artritit të shpatullës
Zakonisht kjo lloj sëmundjeje arrin të diagnostikohet përmes historisë mjekësore të pacientit, ekzaminimit fizik apo grafive. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ka disa lloje të artritit që ndikojnë tek shëndeti i shpatullës: Artirit rheumatoid, që është një lloj artriti inflamator i cili mund të prekë të dyja shpatullat. Artriti post-traumatik është faktikisht osteoartriti që zhvillohet si pasojë e një dëmtimi që ka pësuar shpatulla. Artriti Septik, ose ndryshe njihet si artriti infektues, i cili lidhet me infektimin e zonës ku ai fillon e zhvillohet.

Ky lloj artriti kërkon vëmendjen e menjëhershme mejksore, pasi mund të çojë në degradimin e nyjes së shpatullës shumë shpejt. Arthropathia si pasojë e një tërheqjeje apo këputjejenë zonën e shpatullës. Duke pësuar një tërheqje apo këputje ligamentesh, kockat që përbëjnë nyjen e shpatullës nuk përthyhen aty ku duhet duke shkaktuar fërkim të tjetërsuar. Osteonekrosia zhvillohet kur qarkullimi i gjakut tek zona e nyjës së shpatullës ndërpritet. Pa furnizim me gjak, kockat fillojnë dhe degradjnë derisa gangrenizohen muskujt nga brenda jashtë.

Simptomat e Artritit të Shpatullës
Shenjat kryesore që lidhen me artrititn e shpatullës janë dhimbje dhe kufizim i lëvizjes motorrike të saj. Dhimbja është e përqëndruar pas shpatullës, dhe zakonisht shpjegohet si një dhimbje e thellë. Ndërsa në rastin kur dhimbja është në pjesën e sipërme të nyjes, ju do të shikoni pasojat dhe tek ajo anë e qafës. Këto dhimbje ju ndikojnë në jetesën e përditshme, pasi mund ta keni të vëshitrë të ngrini krahun apo të mbani pesha.

Çfarë mund të bëni në shtëpi për të pakësuar dhimbjet
Si fillim gjëja më e rëndësishme është të çlodheni. Pasi dhe kur e lodhni së tepërmi krahun, dhimbjet shtohen pavarësisht qetësuesve që ju mund të përdorni. Me kompresa të ftohta ose të ngrohta. Në disa raste është vënë re se pacientët kanë patur rezultat me kompresa të ftohta akulli, ndërsa të tjera duke ngrohur muskujt rreth shpatullës. Gjithsesi këto trajtime janë të përkohshme dhe përdoren nëse doni të pakësoni dhimbjet. Artriri është një sëmundje serioze që kërkon patjertër konsultën me mjekët përkatës për të gjetur dhe mjekimin e duhur për çdo rast./ AgroWeb.org

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA