PDK: Qeveria fshehurazi i dha leje Serbisë për t’i dërguar rreth 100 mjekë në veri
31/03/2020 17:04
Partia Demokratike e Kosovës po konsideron se Qeveria në detyrë i ka dhënë leje fshehurazi Serbisë për t’i dërguar në Kosovë rreth 100 mjekë në veri të Kosovës për t’u ballafaquar me pandeminë Covid 19.
Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Betim Gjoshi përmes një konference për media, tha së ky është një akt i papërgjegjshëm i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Qeveria Kurti e ka dorëzuar kontrollin në veri të vendit tek autoritetet e Beogradit. Kjo cenon sigurinë kombëtare”, tha ai.
Top Channel