Mbreti i Tailandës raportohet se ka hyrë në vetë-izolim nga koronavirusi bashkë me njëzet të dashurat e tij pasi ka marrë me qera një hotel të tërë në Gjermani.
Mbreti Maha Vajiralongkorn – i njohur dhe si Rama X – është vendosur në hotelin luksoz gjerman bashkë me haremin e tij të bashkëjetueseve bukuroshe mbretërore.
E përditshmja gjermane Bild thotë se 67-vjeçari prenotoi Grand Hotel Sonnenbichl në Bavari pas marrjes së lejes nga autoritetet lokale.
Hoteli supozohej të ishte mbyllur si të gjitha bizneset e tjera në rajon por përfitoi “leje të veçantë” nga autoritetet për akomodimin e mbretit dhe enturazhit të tij.
Zyrtarët argumentuan lejen me faktin se “të ftuarit janë një grup i vetëm homogjen njerëzish”.
Nuk ishte e qartë nëse katër gratë e mbretit janë me të, në hotelin me katër yje në rezortin alpin të Garmisch-Partenkirchen.
Por grupi i tij prej 119 raportohet se janë larguar tashme me një fluturim drejt Tailandës. Lajmi shkaktoi zemërim në vendin e tij teksa shumë komentues online thyen rregullin e kritikave ndaj mbretit, i cili mund të sjellë deri në 15 burg.
Një hashtag që përkthehej në ‘Për çfarë na duhet mbreti?’ ishte shfaqur 1.2 milion herë në Twitter pas daljes së lajmit në Gjermani.
Top Channel