Kongresi miraton paketë masive të ndihmës për të luftuar koronavirusin

28/03/2020 04:33

Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi të premten një paketë financiare, në vlerë prej dy trilionë dollarësh, për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi paketën dy ditë pas Senatit.

“Kombi ynë përballet me një emergjencë ekonomike dhe shëndetësore me përmasa historike, për shkak të pandemisë se koronavirusit – pandemisë më të keqe në mbi 100 vjet”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do ta nënshkruajë paketën e ndihmës.

Të mërkurën, numri i amerikanëve që janë lajmëruar si të papunë, është rritur në 3.3 milionë. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar raste me koronavirus më shumë se çdo vend tjetër: mbi 94,200. Mbi 1,438 kanë vdekur atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA