Nuk ekziston ndonjë plan sekret për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë, siç “kanë spekuluar disa”, është thënë në një deklaratë të përbashkët të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett dhe të dërguarit të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

Ata u kanë thënë liderëve të Kosovës që këto kohë të paqarta të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të ndjekin sundimin e ligjit.

“I dërguari presidencial, Richard Grenell nuk ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Fokusi i Qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rikthyer linjat ajrore, rrugore dhe hekurudhore mes të Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë momentum të ri ekonomik”.

Sipas zyrtarëve amerikanë, “ky momentum do të krijojë energji të re në procesin e dialogut dhe do të mund të çonte në njohje të dyanshme”. Ata po ashtu u kanë bërë thirrje liderëve të Kosovës që të heqin plotësisht tarifën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Megjithatë zyrtarët amerikanë kanë thënë se janë “ të përkushtuar që të punojmë se secilën qeveri që formohet përmes procesit kushtetues”, është thënë në deklaratë.

Pak pas publikimit të letrës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar zyrtarët amerikanë për deklaratën e bërë. “Neve na duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe mbështetjen amerikane për të rinisur dialogun dhe për të arritur marrëveshjen finale me njohje të përbashkët dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”. Sipas presidentit Thaçi “lajmet e rreme dhe spekulimet përbëjnë kërcënim të përhershëm ndaj këtij qëllimi”.

Përgjatë seancës, kryeministri në detyrë i Kosovës Kurti tha se ky mocion i mosbesimit ka ardhur për për shkak të pazareve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkëmbim territorial me Serbinë. Qeveria e Kosovës është rrëzuar me 82 vota për 32 kundër dhe një abstenim. Një ditë para mbajtjes së mocionit, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pati thënë përmes një postimi në Twitter se “është i kënaqur” për zhvillimin e këtij procesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA