“Ylli” i Paris Saint-Germain, Neymar, ka shpërfillur udhëzimet për distancimin shoqëror për shkak të Koronavirusit dhe këtë e ka treguar me disa fotografi që ka postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet duke shijuar rrezet e diellit në shoqërinë e disa miqve të tij në një fushë volejbolli (në rërë).

Sjellja e pakuptimtë e Neymarit bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me këshillat e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) në përpjekje për të luftuar përhapjen e virusit.

Së bashku me këshillat themelore, siç është larja e duarve, OBSH këshillon distancimin shoqëror, i cili përfshin mbajtjen e një distance prej një metri me njerëzit e tjerë.

Neymar i ka injoruar masat e sigurisë, duke vazhduar shoqërimin me miqtë e tij, edhe pse kryetarët e bashkive dhe guvernatorët në të gjithë Brazilin i kanë porositur njerëzit të qëndrojnë brenda dhe të izolohen.

Situata në Brazil mund të përkeqësohet nëse presidenti Jair Bolsonaro mban premtimin e tij për të rihapur shkolla dhe zyrat, për të ruajtur ekonominë e vendit.

Neymar aktualisht po shijon pushimet pasi Ligue 1 (sikurse të gjitha ligat e tjera në Europë) u pezullua të paktën deri më 2 prill pas shpërthimit të Koronavirusit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA