FOTOLAJM/ Marrëveshja e armëpushimit me Izraelin, mijëra libanezë kthehen në shtëpitë e tyre
27/11 09:25
Një grua 97-vjeçare është bërë personi më i vjetër në Korenë e Jugut që shërohet nga koronavirusi, sipas Yonhap News.
Ende nuk ka detaje të tjera rreth saj – por ajo nuk është e vetmja në botë që përkundër moshës e ka fituar betejën me virusin.
Më parë, media media shtetërore kineze Xinhua raportoi se një burrë 100-vjeçar në Kinë gjithashtu ishte shëruar nga virusi. Gazeta thoshte se ai është pacienti më i vjetër i shëruar deri më tani, raporton BBC.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në nivel global, ka pasur më shumë se 470,000 infeksione me koronavirus dhe 21 287 vdekje.
Top Channel