Këtë të Enjte, qarku i Shkodrës zyrtarisht nuk ka asnjë rast të ri qytetaresh të prekur nga Koronavirusi.
Pacienti nga Puka i cili ishte i shtruar për disa dite në spitalin rajonal dhe që rezultoi pozitiv, alarmoi dhe frikësoi të gjitha bluzat e bardha të spitalit të Shkodrës. Ndaj 10 mjekeve dhe infermiereve që kishin kontakte me qytetarin nga Puka u kryen testet me tampon dhe përgjigjja e tyre fatmirësisht është negative. Pra, asnjë pjesëtar i personelit te spitalit nuk është i infektuar. Një lajm I mirë që mposhti friken, i cili shpresojmë se do të kthehet në motivim dhe kurajo pasi sot më shumë se kurrë kemi nevojë për çdo mjek dhe infermier.
Përveç pacientit nga Puka, qarku i Shkodrës ka edhe dy qytetarë të tjerë të infektuar. Një zonjë shkodranë e cila prej mbi 20 ditësh po jeton në Tiranë, ku edhe po kurohet dhe një oficer I policisë gjyqësore pranë prokurorisë së Shkodrës, i cili është në vetëkarantinë dhe gjendja e tij shëndetësore është ë mirë. Falë korrektësisë së tij, të treguar në vetëkarantine dhe zbatimit të rregullave, 6 pjesëtarët e familjes se tij, kanë rezultuar negative ndaj koronavirusit.
Top Channel