Kryeministri i vendit Edi Rama pasditen e sotme ka dalë në disa rrugë të kryeqytetit ku ka këshilluar qytetarët që të shkojnë në banesat e tyre dhe të mos dalin pa pasur ndonjë arsye shumë të rëndësishme.

Me anë të një postimi në Facebook Rama ka shpërndarë edhe disa foto ku flet me qytetarë të ndryshëm dhe u drejtohet që të shkojnë në shtëpi. Kryeministri shkruan se ka zgjedhur që të dal pa maska dhe pa doreza për shkak se ka respektuar distancën prej 1 metër.

“SOT NË DISA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE

PROBLEM PENSIONISTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË

RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM
*** dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka

E e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…

Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur “ shkruan Rama.

FOTO GALERI
9/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA