Mbi 20 organizata kërkojnë dialog dhe protesta paqësore, Rama: Bujrum për dialog, ku të doni, kur të doni, pa kushte

19/10/2026 13:12

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale, këtë herë mbi një deklaratë të nënshkruar nga disa organizata në lidhje me protestën, ku u bëhet thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog, si dhe të respektohet e drejta e protestës paqësore.

“Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty.

E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore.

Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore – nga dhunuesit në krye të protestës!

Ta mbrojmë të gjithë bashkë  jetën dhe dinjitetin e çdo personi – nga dhuna dhe manipulimi!

Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit.

Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”, shkruan Rama.

DEKLARATA E NËNSHKRUAR:

U bëmë thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog. Respektoni të drejtën e protestës paqësore. Mbroni jetën dhe dinjitetin e çdo personi. Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik.

Organizatat Nënshkruese

  1. Civil Rights Defenders, Shqipëri
  2. SCiDEV
  3. Rrjeti AËEN
  4. Qendra Aleanca Gjino­re për Zhvillim
  5. Qendra “Faktoje”
  6. Albanian Institute of Science AIS
  7. Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri, BIRN Albania
  8. Rrjeti Erasmus Tirana
  9. Citizens.al
  10. Qendra Amfora
  11. Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm
  12. Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri – PPNEA
  13. Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike – ACER
  14. Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
  15. Qendra Për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare/QSKN
  16. Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
  17. Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive INAC
  18. Organizata ‘Together for Life’
  19. Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ASHG
  20. Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
  21. Fondacioni ‘Së Bashku’
  22. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Top Channel