Tensione në sheshin “Skënderbej”, policia bën disa shoqërime, i hedh një gruaje spraj
Gjashtë persona janë shoqëruar në ambientet e Policisë në Vlorë, pasi dyshohet se po pengonin zhvillimin normal të procesit mësimor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Ismail Qemali”.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 11:51, kur administratori i universitetit ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për praninë e një grupi prej 30 deri në 40 personash, të moshave të ndryshme, në katin e parë të fakultetit.
“Rreth orës 11:51, administratori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, ka njoftuar Sallën Operative të DVP Vlorë për praninë e një grupi prej 30–40 personash, të moshave të ndryshme, të cilët po pengonin zhvillimin normal të procesit mësimor, në katin e parë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në ambientet e fakultetit dhe kanë ndërhyrë për normalizimin e situatës, duke nxjerrë jashtë godinës personat që pengonin zhvillimin normal të procesit mësimor dhe studentët të ndiqnin leksionet në auditore.
Në vijim të veprimeve, janë shoqëruar në ambientet e Policisë 6 shtetas, të dyshuar si organizatorë të këtij grupimi”, njofton policia.
Policia vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel