Kompania Diageo, prodhuese e pijeve të njohura alkoolike Johnnie Walker e vodka Smirnoff do të dhurojë 2 milionë litra alkool për partnerët e saj prodhues në tetë vende si ndihmë në luftën ndaj koronavirusit.
Grupi do të japë alkoolin etilik me përqendrim 96 përqind që përdoret në prodhimin e xhin e votka për prodhuesit e dezinfektuesve të duarve në Britani, Irlandë, SHBA, Brazil, Kenia, Indi e Australi.
Kreu ekzekutiv Ivan Menezes, tha: “Punonjësit e shëndetësisë që janë në linjën e parë të betejës kundër pandemisë duhet të marrin çdo ndihmë që ne mundemi të japim. Kjo është një nga mënyrat për të plotësuar kërkesën e madhe për dezinfektantë duarsh në të gjithë botën”.
Diageo është një nga shumë kompani në botë që po bëjnë ç’është e mundur në ndihmë të prodhiit të dezinfektuesve të duarve. Disa prodhues birre në Angli kanë kthyer linjën e prodhimit në dezinfektues duarsh prej kërkesës së madhe.
Distileritë e xhinit gjithashtu kanë nisur prodhimin e dezinfektuesve pasi fabrikat e tyre kanë kushtet më të përafërta për prodhimin e lëngjeve mbrojtëse alkoolike.
Kompani kozmetike në Londër si Pai dhe BeYou kanë nisur prodhimin e dezinfektuesve të duarve pas rritjes drastike të kërkesës.
Prodhuesit e parfumeve Louis Vuitton njoftuan muajin e kaluar se po riprofilizojnë tre fabrika për prodhimin e xhelit të dezinfektiit të duarve nga virusi i pandemisë.
Top Channel