Njerëzit në Kinë, atje ku koronavirusi u shfaq së pari, po kthehen tani në vendet e tyre të punës dhe transporti publik po rifillon ndërsa normaliteti po kthehet ngadalë, pas dy muajsh karantinë.

Zbutja e kufizimeve në wuhan vjen ndërsa zyrtarët kinezë të shëndetësisë raportuan të hënën se nuk ka asnjë rast të ri të virusit vdekjeprurës por konfirmuan 39 raste të reja të sjella nga jashtë.

Banorët e Wuhanit që konsiderohen të shëndetshëm, tani mund të ecin nëpër qytet, të marrin autobusin apo metronë, me kusht që të kenë një kartë identiteti.

Ata po ashtu mund të kthehen edhe në punë nëse kanë një leje nga punëdhënësi i tyre dhe të dalin madje edhe nga qyteti, pasi të jenë testuar për virusin dhe të kenë marrë një certifikatë shëndetësore.

Virusi, që u shfaq në një treg të qytetit në dhjetor, bëri që qyteti të vihej nën një izolim drastik që nga 23 janari. Që atëherë, infektimet kanë rënë ndjeshëm, dhe për pesë ditë radhazi nuk ka patur asnjë rast të ri në të gjithë provincën e Hubeit. Zbutja e kufizimeve, vjen pas vizitës së presidentit kinez në qytet, më herët këtë muaj.

I vetmi shqetësim për autoritetet, tani duket se është fluksi i rasteve që vijnë nga vende të tjera. Dhe në fakt, numri i rasteve të importuara është rritur ndjeshëm në javët e fundit duke shkuar në më shumë se 350. Dhe shumë qytete në Kinë të ardhurit nga jashtë vendosen nën karantinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA