Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel është shprehur sot se brenda dy ditëve do të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Sipas Metës do të ftohet edhe opozita, konkretisht kreu i PD, Lulzim Basha dhe do diskutohet për masat e marra kundër COVID-19.

Brenda dy ditëve do mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe do i bëj një ftesë kreut të opozitës, Lulzim Basha që të jetë i pranishëm, që të dëgjojë se çfarë do komunikohet, por dhe të shpreh mendimet e tij për këtë situatë”, u shpreh Meta. Presidenti edhe pak ditë më parë njoftoi se do të mblidhet  Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në një kohë që të jetë e përshtatshme.

Po ashtu Meta ka lënë të hapur dhe mundësinë për një tryezë me të gjitha palët politike për të dhënë një mesazh për qytetarët në këtë periudhë të vështirë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Pa dyshim mund të jetë e nevojshme dhe do të ketë besoj edhe zhvillime të tilla në interes jo thjesht të dhënies së një mesazhi vizual, por për të bërë një vlerësim të situatës ku jemi dhe për të pasur një perspektivë më të qartë sipas të gjithë skenarëve qoftë pandemia, qoftë edhe situata ekonomike që ka pasojat e saj“, tha më tej Presidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA