Në Kosovë është shënuar viktima e parë si pasojë e virusit Covid-19.

Bëhet fjalë për një 82-vjeçar nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës. Personi në fjalë sipas familjarëve ka vuajtur edhe nga sëmundjet kronike. Lajmi është konfirmuar fillimisht nga familjarët, por edhe nga Klinika e Infektivit.

Njoftimi i Infektivit:

Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00.

Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID-19. Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2.

Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK). Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA