Thirrja e Ezanit për faljen e të premtes, e gjen bosh xhaminë “Xhura” në Tiranë. Dhe jo vetëm këtë objekt kulti, por gjithë xhamitë në Shqipëri.

Megjithatë një gjë nuk ka ndryshuar, zemrat e besimtarëve janë të hapura për fjalën e Zotit dhe me durim e shpresë të vendosur për ta kapërcyer këtë situatë dhe jeta t’i rikthehet normalitetit.

Pyetja e parë: Imam i nderuar, si jeni përshtatur me situatën që është krijuar në bote?

“Në xhaminë tonë, vijnë rreth 2000 besimtarë. Ne jemi ndër xhamitë e para në rajon, por edhe më gjerë që e morëm këtë masë. Kjo është e premtja e dytë, që falja nuk bëhet në xhami”, shprehet Gazment Teqja, Zv. Myfti i Tiranës.

Pyetja e dytë: Si i pritën besimtarët këto masa?

“Që me ardhjen e demokracisë, kjo është hera e parë që xhamia mbyllet. Gjej momentin t’i drejtohem besimtarëve, mbas një sprove ne dalim më të mirë, se Zoti shpërblen durimtarët”.

Pyetja e tretë: Sa ndihmon besimi në Zot, për kalimin e situatës?

“Neve kemi me qindra dhe mijëra xhami që janë hapur. Janë shtëpitë e besimtarëve”.
Ne kemi edhe besimtarë që lotojnë dhe duket sikur është mbyllur një derë e mirësisë. Por kjo është një sprovë e madhe që me besim, do ta kapërcejmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA