Këto stola nuk janë mësuar kurrë të rrinë vetëm. Madje as në mot të ftohtë. Një grup luan me letra, të tjerë domino. Është e vetmja mënyrë me të cilën ata vrasin vetminë.

Pavarësisht mençurisë e urtësisë që i karakterizon, pavarësisht riskut që u kanosej, ata ju bindën të fundit urdhrit për të qëndruar në shtëpi. Ndoshta sepse vetmia dhemb më shumë sesa frika e virusit.

E ndërsa mendoni se të moshuarit janë të rritur mjaftueshëm për ta përballuar këtë situatë, sot ata kanë nevojë më shumë se kurrë për familjen.

Psikologët thonë se teksa përpiqeni të argëtoni vogëlushët në shtëpi, bëni pjesë të lojërave edhe prindër e gjyshër. Angazhojini ata me punë shtëpie, bëjini të ndihen të dobishëm.

Gjyshërit kanë aq shumë histori për tu treguar fëmijëve. Histori lufte e paqeje, histori me gjermanë e partizanë. Dhe nëse skuadra e familjes është e bashkuar arrin ti fitojë përherë betejat, pa asnjë ushtar të humbur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA