Dielli dhe pezullimi i shumë aktivitete por dhe mungesa e frikës ka bërë që edhe këtë të mërkurë në rrugët e qyteteve

Lushnje
Veç këmbësorëve sot ne Lushnje viheshin re me shume mjete ne rruge. Edhe pse një bashkëqytetar i tyre sapo kishe humbur jetën lajmi nuk i ka trembur aspak lushnjarët të vazhdonin xhiron e përditshme në bulevard

Fier
Rrugët e Fierit janë shume me te populluara paraditen e sotme. Kjo për shkak te rritjes se temperaturave dhe motit të mire. Një pjese janë pajisur me masa mbrojtëse ndërsa pjesa tjetër janë indiferente dhe te pakujdesshëm. Ndërkohe qe ka edhe një numër me te madh te automjeteve qe qarkullojnë.

Gjirokastër
Në Gjirokastër situata vijon të mbetet e qetë. Personat që gjenden nën karantinë janë vizituar dje dhe sot nga ekipet shëndetësore ndërsa në disa raste policia ka kërkuar respektimin e izolimit si në Gjirokastër dhe në Përmet. Në total janë rreth 70 persona të izoluar në të gjithë qarkun. Vetëm 20% kanë mbërritur nga Italia ndërsa pjesa tjetër nga Spanja, Gjermania, Franca dhe Greqia.

Korçë
Pavarësisht urdhrit për të mos frekuentuar parqet dhe lulishtet, në Korçë ka ende nga ata që shkelin rregullat. Ajo që vihet re ndryshe nga zakonisht është se më të shumtë janë të rinjtë dhe shumë pak persona të moshës së tretë kanë dalë jashtë shtëpive të tyre.

Lezhë
Ne rrugët e Lezhës vihet re një lëvizje e madhe njerëzish ne këmbë por dhe ne biçikleta, si dhe një pjese e dyqaneve kane hapur sot aktivitetet e tyre.

Bulqizë
Bulqizë vijon e njëjta situate e lëvizjes se banorëve, përjashtuar lëvizjes se automjeteve. Ndërkohë sot ne Bulqize ka vijuar kontrolli dhe sugjerimi për mbylljen e bizneseve nga Inpektoriati Shtetëror Shëndetësor i Qarkut Dibër.

Durrës
Përjashtim nuk kanë bërë sot as Shkodra, Elbasani apo Durrësi ku ka edhe shkelje te tjera si abuzimi me çmimet. 2 pronarë dyqanesh po ndiqen penalisht pasi kishin tjetërsuar çmimet ne marketet e tyre ne dy lagje te Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA