Tragjedi në Michigan/ Zjarri në një banesë shkakton tetë viktima, gjashtë prej tyre fëmijë nga 5 deri në 15 vjeç 26/07 09:35
Listës së personazheve publike me koronavirus, për fat të keq i është bashkuar edhe aktorja e “Frozen 2”, Rachel Matthews.
Aktorja 26-vjeçare, e cila luan në pjesën e dytë të filmit të Disney-t dhe është e njohur për rolin e Honeymaren-it ka rezultuar pozitive në testet e koronavirusit.
Përmes disa postimesh në Instagram, e reja njoftoi se ndodhet në karantinë që nga java e shkuar:
“Nuk jam e sigurt se cili është hapi i radhës, por padyshim që do të mbetem në karantinë derisa të thuhet se duhet të veproj ndryshe”, shkroi Rachel.
Top Channel