Listës së personazheve publike me koronavirus, për fat të keq i është bashkuar edhe aktorja e “Frozen 2”, Rachel Matthews.

Aktorja 26-vjeçare, e cila luan në pjesën e dytë të filmit të Disney-t dhe është e njohur për rolin e Honeymaren-it ka rezultuar pozitive në testet e koronavirusit.

Përmes disa postimesh në Instagram, e reja njoftoi se ndodhet në karantinë që nga java e shkuar:

“Nuk jam e sigurt se cili është hapi i radhës, por padyshim që do të mbetem në karantinë derisa të thuhet se duhet të veproj ndryshe”, shkroi Rachel.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel