Ndalim qarkullimi në vend/ 44-vjeçari nuk i bindet urdhrit, i dehur godet makinën e policisë

18/03/2020 12:25

Vijojnë thyerjet e rregullave të ndalim qarkullimit në vend. Në qytetin e Beratit është vënë nën pranga një 44-vjeçar, o cili ka kundërshtuar urdhrat për të ndaluar dhe ka goditur makinën e punonjësve të policisë, duke rrezikuar jetën e tyre.

Autori, P.H., 44 vjeç, drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar urdhrat për ndalim qarkullim nga policia.

Informacion i plotë:

Berat

Në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ për ndalim qarkullimi, nuk iu bind urdhrit të Policisë për shoqërim në Komisariat, goditi makinën e punonjësve të Policisë duke rrezikuar jetën e tyre, vihet në pranga.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Berat u arrestua në flagrancë shtetasi P. H., 44 vjeç, banues në Poshnje, Ura Vajgurore, pasi, në fshatin Perondi, Kuçovë, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Tyota” në gjendje të dehur, gjithashtu në shkelje të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020.

Drejtuesi i automjetit ka kundërshtuar shërbimet e Policisë për shoqërimin në komisariat dhe është larguar duke goditur mjetin e Policisë dhe rrezikuar jetën e punonjësve, por është vënë në pranga.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkatërrim prone”.

Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA